Kourtney Kardashian vendos të largohet nga seriali i familjes: Kim dhe Khloe më kanë bulluar

Miliarderja e njohur, Kourtney Kardashian duket se është lodhur mjaftueshëm nga xhirimet e serialit të familjes së saj ‘Keeping Up With The Kardashians’. Së fundmi teksa ka qenë duke xhiruar serinë finale, 40-vjeçarja është shprehur se dëshiron ta lërë me kaq.

“Ndihem e bulluar nga Khloe dhe Kim gjatë dy viteve të fundit, për shkak se ato duan që unë të reagoj ashtu siç ato do ndiheshin më mirë”, është shprehur Kardashian gjatë xhirimeve të serive të fundit.

Kujtojmë se Kourtney e ka shprehur prej kohësh dëshirën për t’u larguar nga seriali dhe duket se pas shumë spekulimesh, miliarderja do të shkëputet për të pushuar dhe për t’u ndjerë më mirë me veten e saj./revistawho.com