Konsumon alkool gjatë shtatzënisë, Adelina Tahiri shfaqet e transformuar

Adelina Tahiri është në fund të pritjes së ëmbël dhe në muajin gusht do të mbaj në krah fëmijën e saj të parë. Këngëtarja e njohur është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku poston momente të ndryshme nga jeta e saj. Nga postimet që ajo ka bërë së fundmi, duket se Adelina është duke shijuar disa ditë pushime. Mbrëmjen e djeshme ajo ka publikuar një foto ku shihen dy gota me verë. Por duke qenë se ajo është shtatzënë, fansat e kanë kritikuar Adelinën për konsumimin e alkoolit gjatë kësaj periudhe, shkruan Panorama Plus. “Verë? Por unë e di që s’bën për shtatzënat” apo “Alkool në shtatzëni?”, ishin dy nga komentet në foto. Më pas ajo postoi një tjetër foto, ku duket aq ndryshe në prag të lindjes sa nuk keni për ta njohur.