Komenti epik i Gani Gecit për Don Xhonin lidhet me ish-të dashurën ruse

Don Xhoni është bërë bashkë me një prej personazheve më epike, politikanin Gani Geci.

Geci, i njohur për komentet e tij ‘perlë’, ka ‘goditur’ sërish në postimin krah reperit 22 vjeçar.

“Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon, i vetmi deri tani që e mposhti Rusinë” – është shprehur ai.

Komenti i ka pëlqyer reperit i cili e ka rishpërndarë në profilin e tij duke qeshur me lot.

Ganiu me komentet e tij, nuk zhgënjeu as këtë herë! /Prive.al