Kledi Kadiu lë familjen në Itali për programin e VIP-ve, miqtë e këshillojnë të ketë kujdes nga Robert Aliaj

Rreth tre muaj pasi balerini me famë në Itali Kledi Kadiu, u celebrua me balerinën franceze 18 vite më të re Charlotte Lazzari, ai e ka lënë familjen në Romë për të qenë çdo të hënë pjesë e spektaklit të Alketa Vejsiut “Dance with me” në Tiranë. Në pozicionin e kryetarit së jurisë që gjykon çiftet VIP ndëra kërcejnë, Kledi ka në panel Valbona Selimllarin dhe Robert Aliajn. Për këtë të fundit ndjekësist dhe miqtë në Instagram i kanë tërhequr vëmendjen që të ketë kujdes nga Robert Aliaj, pasi gjatë netëve në vazhdim ai mund të ketë dhe përplasje me të, gjë që mbase nuk e kishte marrë parasysh kur i tha “Po” bashkëpunimit në këtë projekt me “Tv Klan”. “Nuk e di si do e durosh Robertin! “, i shkruante një nga miqtë nga postimet e tij nga spektakli, duke u pasur nga të tjera komente.

Kledi ka dy javë që ka filluar këtë eksperincë në “Dance with me”, show për të cilin udhëton çdo javë nga Roma. 44-vjeçari prej kohësh është në një marrëdhënie me Charlotte Lazzari, balerinën franceze 18 vite më të re me të cilën ka dhe një vajzë, Lean. Ata u celebruan buzë liqenit të Braçianos në Itali tashmë si prindër të një vajze. Profesori i “Amici-t” dhe e dashura Charlotte, u ngjitën në altar për të celebruar dashurinë që u bekua me fëmijë vetëm pas 14 muaj lidhjeje. Rrëfimin e parë për Charlotte balerini e dha për revistën “Settimanale Nuovo” ku e shpreh: “E ndiej që është histori e rëndësishme për mua, dhe po kuptoj se jeta në çift më pëlqen”. Ajo është balerinë profesioniste me nënë franceze dhe baba roman. Është vetëm 26 vjeçe dhe u njoh me Kledin në një takim të rastësishëm me miqtë e tyre të përbashkët.

Përveç famës së madhe që ka arritur në Romë, Kledi jeton në Romë në zonën më të shtrenjtë (Trastevere), ku ka blerë shtëpinë e tij të madhe, të cilën flitet se e ka blerë në vlerën 1.200.000 (një milionë e dyqind mijë Euro). Më parë në këtë shtëpi të veçantë ai jetonte vetëm si djalë beqar që ishte, por shumë shpejt nisi bashkëjetesën me Charlotte Lazzari, me të cilën filluan histori e bukur të dashurisë.Balerini 44-vjeçar dhe Charlotte 26 vjeçare u bënë prindër pas një viti, që ata përjetuan dashuri me shikim të parë./Panorama Plus