Kjo është shqiptarja që bën video “live” me Roberto Cavallin

Rrjetet sociale e kanë bërë tashmë të mundur komunikimin me njerëz nga vende të ndryshme të botës dhe krijimin e lidhjeve me personazhet e famshëm. Moderatorja shqiptare, Sara Gjordeni, arriti që të bënte një bashkëbisedim “live” në Instagram me stilistin e famshëm, Roberto Cavalli. 78-vjeçari e mbante kamerën të drejtuar nga vetja, ndërsa “ish-Miss Globe Albania 2014”, e kishte të drejtuar nga rruga ndërsa po udhëtonte në makinë. Në fillim të bashkëbisedimit, dizajnuesi me famë botërore i kërkon moderatores që të bëjë kujdes gjatë udhëtimit me makinë, pavarësisht se ajo ishte vetëm pasagjere. Ndërkohë që flisnin, moderatorja tregon se ndjekësit ju shtuan shumë, madje nga vende të ndryshme të botës, teksa shtoi se u surprizua nga kjo kërkesë për të bërë një video “live”, shkruan Iconstyle. Ajo ka thënë më herët për “IN Tv” se ka pasur një takim me Roberto Cavalli-n para 4 vitesh: “Kam folur me Roberto Cavalli-n kur mora pjesë në “Miss Globe 2014” në Azerbajxhan. Arsyeja ishte për të bërë një fushatë parfumi dhe posterat do të vendoseshin në Jug të Italisë, por kjo gjë nuk u bë dot e mundur, pasi nuk arrita te shkoj sepse pas dy ditësh ishte finalja e “Miss Globe”. Por kemi ruajtur kontaktin dhe ai më ka thënë se, kur të ndodhem në Milano të kontaktoj me asistenten e tij ose atë vetë për të realizuar ndonjë bashkëpunim”.