Kim Kardashian humb 10 kilogramë, flet për dietën dhe planin e saj të stërvitjes

Gjatë muajit gusht të gjithë mbetën të habitur kur Kim Kardashian zbuloi se peshonte vetëm 54 kilogramë. Megjithatë duket se Kim nuk e ka lënë me kaq dhe ka vendosur të heqë edhe disa kilogramë të tjerë. Në një intervistë për ‘E Online’ Kim ka treguar se tani peshon 52.6 kilogramë. Ajo ka treguar se për të krijuar linjat e dëshiruara trupore ka punuar shumë fortë në palestër, shkruan Who. “Stërvitem pothuajse nga një orë e gjysmë çdo ditë me pesha të rënda”, – ka treguar ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’. Më tej ajo ka treguar se këtë shtator bëhet plot një vit qëkur Kim ka filluar të stërvitet intensivisht me një ‘bodybuilder’. Trajneria Melisa Alcantara shkon në shtëpinë e Kim 6 ditë në javë në orën 6 të mëngjesit për t’u ushtruar për 90 minuta. Një ditë i dedikohet vetëm shpatullave, krahëve, gjoksit dhe tre ditë të tjera për këmbët. Ndërsa përsa i përket dietës ushqimore, Kim ka treguar se ushqehet shumë shëndetshëm. “Nuk konsumoj më sheqer ashtu siç bëja më parë. Më parë konsumoja çdo gjë. Ndërsa tani kontrolloj çdo gjë”, – ka treguar Kim. Ndoshta Kim nuk është shembulli më i mirë përsa i përket peshës trupore, megjithatë duhet marrë shembull vullneti i saj për t’u stërvitur në palestër për të mbajtur trupin në formë.