Keni edhe pak kohë për të blerë printin e egër të verës. Vajzat e njohura i kanë veshur tashmë rrobat e banjës leopard

Nëse nuk ke blerë ende një palë rrobabanjo leopardi, bëhu gati se vajzat e showbizit do të të tundojnë. Trendi i kësaj vere duket se do të jenë printet leopard në rrobat e plazhit. Pa ardhur mirë vera, vajzat e njohura kanë nisur me postimet me rrobabanjo dhe vumë re se Tayna, Kejvina Kthella, Morena Taraku e Sara Berisha kanë zgjedhur bikini me dizajn leopard duke u shfaqur edhe seksi, por edhe pak “wild”.

Tayna do të shfaqet në videoklipin e ri me këto rrobabanjo që sigurisht i shkojnë shumë pasi këngëtarja ka dhe një stil transgresiv.

Kejvina nga ana tjetër festoi ditëlindjen në jaht me këto rrobabanjo, që janë akoma edhe më shumë seksi sepse kanë pjesë të tejdukshme në zonat intime.

Morena ndërkohë zgjodhi këto bikini nga Victoria Secret për foton e saj të rradhës në Instagram ndërsa Sara dukej shumë elegante dhe në formë me rrobabanjot leopard gjatë pushimeve që kaloi së fundmi.