Keisi i ka planet e qarta, zbulon sa fëmijë do të ketë në të ardhmen

Pas ndarjes nga Stresi, Keisi ka vazhduar me jetën e saj në Kanada, aty ku ka shumë vite që është zhvendosur. Duke qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, kurioziteti për të është i madh. Në opsionin “Ask me” në “Instagram”, Kejsi ka vendosur t’u japë përgjigje fansave. Ajo ka zbuluar se është në fazën e njohjes së vetes dhe është gjithmonë duke punuar shumë. Ajo ka treguar gjithashtu se shumë shpejt dëshiron të japë një studio estetike, pasi të bëjë shkollën e bukurisë.

Keisi-2

Gjithashtu bukuroshja ka zbuluar edhe sa fëmijë dëshiron të ketë në të ardhmen. “Katër, por jetës s’i dihet kurrë. Do isha e kënaqur me çfarëdo të më vinte por ëndër e kam 3 djem dhe një gocë”, shprehet ajo. Me siguri fansat do të gëzoheshin akoma më shumë, nëse Kejsi vendos që të ardhmen ta ketë me Stresin, pasi ky i fundit është shprehur se do të luftojë për të.