Katy Perry dënohet për përmendjen e vrasësit kanibal në lirikat e këngës ‘Dark Horse’ (fotot)

Vijojnë të shtohen gjithnjë e më shumë zërat e kritikës ndaj këngëtares amerikane Katy Perry për disa lirika ‘të parespektueshme’ në këngën e saj të njohur ‘Dark Horse’ ku përmendet në mënyrë ‘romantizuese’ vrasësi serial, kanibal Jeffrey Dahmer.

Megjithse kënga e 10 viteve më parë është mjaft e dëgjuar nga të mitur e fëmijë, vetëm kohët e fundit ka dalë në dritë djallëzia e referencës direkte ndaj serial killerit, që duket se aty përmendet në tone aspak kritike.

Zhvillimi duket se vjen pas një dokumentari të fundit të titulluar “Historia e monstrës Jeffrey Dahmer” në rrjetet amerikane, prej nga ku dhe fansat e muzikës u zgjuan për të ngritur zërin lirikave të përçmueshme të Perry.

Kënga ‘Dark Horse’, ku merr pjesë dhe reperi Juicy J, ishte prezantuese e albumit të katër të Kate Perry, ‘Prism’.

Dahmer ka qenë një nga serial-killerët më të tmerrshëm që ka vrarë, copëtuar e kanibalizuar të paktën shtatëmbëdhjetë njerëz në SHBA nga viti 1978 deri në 1991.

Përveç vrasjes së burrave e djemve, ai ka pranuar copëtimin e trupit dhe ngrënien e disa prej vitimave që i dhanë atij dhe pseudonime si ‘Kanibali i Milwaukee’ apo ‘Monstra e Milwaukee’.

Tashmë fansat e muzikës kanë kërkuar të dënohen lirikat djallëzore të këngës së Perry, e cila mes të tjerave këndon “Ajo ta ha zemrën si Jeffrey Dahmer”.

Një prej perdoruesve shkruante: “Nuk e dija kush ishte Jeffrey Dahmer deri javës që shkoi, por kuptoj se Perry dhe Juicy J janë të sëmurë që bëjnë të vegjëlit të këndojnë emrin e tij”.

“Jam e tërbuar që vajza ime ka dëgjuar ato këngë ku thuhet ‘She eats your heart out like Jeffrey Dahmer’ që ofendon familjet e fëmijët,” shkruante një tjetër.

Katy Perry përmend në mënyrë ‘romantizuese’ vrasësin serial, kanibal Jeffrey Dahmer.

Dahmer ka qenë një nga serial-killerët më të tmerrshëm që ka vrarë, copëtuar e kanibalizuar të paktën shtatëmbëdhjetë njerëz në SHBA

Çuditërisht edhe këngëtarja amerikane Kesha’ këndon një këngë me simbolika djallezore ku permend Jeffrey Dahmer

Perry mes të tjerave këndon “Ajo ta ha zemrën si Jeffrey Dahmer”.

Top Channel