Kampioni Klevis Çelaj nxjerr bllof zyrtarët e sportit në Vlorë: Ata më mashtruan!

Klevis Çelaj, kampioni i boksit në Kategorine Elitë për te rritur, është i riu nga lagja Çole e Vlorës, që nuk është vetëm kampion ne ring, por edhe në jetë pasi ka arritur të triumfojë mes vështirësive, siç janë pamundesia e tij ekonomike për ta zhvilluar këtë sport.

Rasti i tij, për herë të parë u bë publik në emisionin e Mirela Milorit, “Historia Ime”, ku në ate kohë, i riu sapo ishte shpallur kampion, nuk i ishte akoorduar thuajse asgjë për atë çfar meritonte.

Klevis-2

Në intervistë ai shprehej:

“Ndjehesh i zhgënjyer për faktin se nuk vlerësohesh fare. Unë nuk jam një sportist i niveleve të larta, por kam bërë shumë stërvitje dhe ja dola mbanë.”

Ndërsa sa i përket financave, ai shprehet se është në gjëndje tepër të vështire ekonomike, por është vetëm pasioni dhe dëshira ato që e shtyjnë ende ta ushtrojë këtë sport.

Klevis-3

Menjëherë pas publikimi të rastit tek emisioni i Mirela Milori, pati një sensibilizim të lartë sa i përket rastit të të riut nga Vlora, ku i pari ishte Drejtori i Departamentit të Sportit në Vlorë, z.Viron Toska, ku në një lidhje live më date 22 nëntor 2019 deklaroi se tashmë Klevisi do të marë një pagë maksimale nga Bashkia.

Duke u shrehur edhe në emër të Kryetarit të Bashkisë Vlore, z.Dritan Leli, zoti Toska vazhdon akoma më tej ku shprehet se tashmë ky boksier do të aderojë si pjesë e ekipit të Flamurtarit, dhe do ti akordohet një rrogë maksimale kampioni pranë këtij klubi.

Duartrokitjetet në skenë ishin të shumta, dhe bënë që historia e boksierit Vlonjat të ngjante vërtet si një histori hirusheje me një fund të lumtur.

Por tashmë që jemi pas plot katër muajve, në profilin e tij zyrtar, Klevis Çelaj bën me dije se asnjë nga këto premtime nuk është mbajtur, duke e hedhur poshtë atë që përfaqsuesi i Sporteve të Vlorës deklaroi në lidhjen live në television.

Gjuha e përdorur nga i riu është vërtet e ashpër, ku sulmon të gjithë organet e institucionit të Bashkisë së Vlorës për premtimet e pambajtura.

Ai deklaron që fakti i rrogës mujore, i cili u bë publik se do ti akordohej, nuk është mbajtur, duke e akuzuar drejtpërdrejt z.Toska për këtë.

Ky është realiteti i sportistëve elitarë në vendin tonë, ku vetëm një pjesë e vogël e tyre marin aq sa meritojnë, duke e lënë pjesën tjetër në mëshirë të fatit dhe në pamundësi ekonomike që të ushtrojnë pasionin e tyre, dhe rrjedhimisht duke e shuar atë.