Ka rënë në dashuri me Donaldin? “Mos u habit që nëse kur të dalësh, familja ime…”- Pas sherrit në shtëpi me Beatrix, reagon vëllai i Egzonës

Një nga banoret e reja të “Big Brother VIP”, moderatorja Egzona Rafuna u ndie keq gjatë fundjavës për shkak të një loje-misioni që kishin Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj në shtëpi.

“E piketuara” e çiftit ishte pikërisht Egzona. Beatrix shfaqi shenja xhelozie dhe hapi konflikt me moderatoren lidhur me Donaldin. Por situata shqetësoi të gjithë banorët e tjerë.

Këngëtarja bëri akuza të forta kundër saj në lidhje me Donaldin, i cili më pas edhe ai u përfshi në mision. Beatrix deklaroi se Egzona kishte rene ne dashuri me Donaldin, por kjo e habiti moderatoren dhe e ka bërë te ndihet keq. Ne shume raste Egzona është dëgjuar te shprehë pikëpyetjet e saj se çfarë është duke menduar familja për këtë teme.

Por në momentin që “Vëllai i Madh” vendosi të tregojë se e gjitha ishte një lojë, Egzona shpërtheu në lot.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar vëllai i saj përmes një postimi në “Instastory”. Ai ka postuar një fotografi me të motrën, ku bashkëngjitur me të shkruan:

“Bëhu e fortë motrushi jem”.

Kujtojmë që pasi gjithçka u sqarua dhe Beatrix i kërkoi falje Egzonës, kjo e fundit i tha: Mos u habit që kur të dalim jashtë familja ime të mos të të flasë.