Ka një arsye shumë të bukur pse njerëzit në mbarë botën po rezervojnë apartamente me qira në Ukrainë

Volodymyr Bondarenko e kalon pjesën më të madhe të ditës i mbyllur në apartamentin e tij në kryeqytetin ukrainas të Kievit.

Ndërmjet dëgjimit të sirenave të s* mit ajror dhe mesazheve të furishme të familjes për përditësime, ai shkëmben mesazhe me një mori vizitorësh të Airbnb

që rezervojnë apartamentin e tij në zemër të kryeqytetit të Ukrainës. Ndonjëherë, ai dërgon një emoji duke qarë. Herë të tjera, emoji-n i duarve që luten.

Është mënyra e tij për të falënderuar ata që po rezervojnë apartamentin e tij, edhe pse nuk kanë ndërmend të shfaqen ndonjëherë në derë.

Agjentët e Airbnb në Ukrainë po marrin tejmase rezervime nga njerëz në mbarë botën që nuk kanë plane për t’i vizituar. Është pjesë e një fushate kreative të mediave sociale për të derdhur para për ukrainasit e rrethuar, që kanë nevojë për ndihmë financiare.

Të mërkurën dhe të enjten, më shumë se 61,000 netë u rezervuan në Ukrainë nga e gjithë bota – prenotime që fituan gati 2 milionë dollarë, thotë Airbnb për NPR. Më shumë se gjysma e atyre netëve u rezervuan nga amerikanët.