“Je provokator!”/ Plas debati mes Igli Zarkës dhe Ardit Çunit në “Big Brother VIP”! 25-vjeçari: Kam imunitet në shtëpi, s’kam nevojë për…

Ardit Çuni është një nga të nominuarit e kësaj jave, që rrezikon të dalë sonte nga shtëpia e “Big brother VIP”. Konkurrenti është munduar të jetë aktiv gjatë gjithë kohës që të “kënaqë” publikun, duke hapur tema të ndryshme diskutimi.

Mbrëmjen e djeshme, ai pati një debat të ashpër me Igli Zarkën, aktori që iu bashkua këtë javë këtij reality show. Igli e cilësoi Arditin si “provokator”, ndërsa Çuni i tha se nuk ka nevojë të merret me të, sepse ka krijuar imunitet në shtëpi.

Pjesë nga biseda:

Igli: Monika, është një diskutim i gabuar dhe ai djali është thjesht një provokator që…

Ardit: Jo, unë s’kam nevojë të provokoj askënd.

Igli: Ti fol, a ke fuqi? Unë s’kam fuqi. Më fal, nuk kam fuqi më.

Ardit: Nëse s’ke fuqi, shko flej. Këtu është vend diskutimi, këtu është vend social dhe ne për këtë punë jemi. Kaq! Po s’të pëlqyen diskutimet, mund të shkosh të flesh.

Igli: Më fal, Ardit!

Ardit: Jo, jo, s’ka lidhje më fal!

Monika: Ti s’mund t’i thuash atij të iki të flejë, se nuk e urdhëron ti.

Ardit: Jo, unë s’e urdhërova.

Igli: O Monika!

Semi: Mos fol ashtu se je shumë tendencioz. Ky robi sa ka ardh, ç’i ke këto pyetje kështu. Kjo është e shëmtuar.

Ardit: Jo, s’ka lidhje me tendenciozin. Kush është e shëmtuar? Për mua e shëmtuar është të thotë nuk luaj autorë që janë të gjallë, por ato që janë në qeli.

Semi: S’ka qejf o vëlla, është zgjedhja e vet.

Igli: Jo, jo, jo! Unë nuk thash që nuk luaj autorë që nuk janë të gjallë. ‘Po ky që është gjallë’, tjetër gjë kuptova unë. Kështu e dëgjova unë.

Ardit: Po ti the nuk e luaj.

Igli: Po kështu e dëgjova.

Ardit: Gjënë komerciale e ke qejf apo jo?

Igli: Jo.

Ardit: Po ja kjo a është gjë komerciale?

Igli: Kur unë kam lexuar skenarin… Ti ça funskioni ke pas aty?

Ardit: S’kam pse ta sqaroj.

Igli: Sepse ty nuk të kam parë kurrë, as në set, as…

Ardit: Po s’ke nevojë të më shofësh se jam në prapaskenë.

Igli: Ok, se unë jam përpara prandaj.

Ardit: Unë bëj punën, ti del aty përpara.

Igli: Kur kam lexuar skenarin, e kam pëlqyer. Nëse ti e quan kompromis, ti po ofendon ata dy artistë. Nëse do t’i ofendosh, ok. Unë lexova skenarin, mora vesh kush janë artistët dhe thashë ‘ok, unë do ta bëj këtë’. Dhe ky është vendimi im personal. Kompromis është kur nuk e pëlqej, por them do ta bëj. Kur lexoj tekstin, dëgjoj dhe këngën dhe më pëlqejnë, ku është kompromisi këtu.

Ardit: Sepse, ti sapo the që nuk më pëlqejnë gjërat komerciale.

Igli: Pse ti e quan komerciale atë gjë?

Ardit: Një videoklip është gjitmonë komercial.

Igli: Ok, se unë s’marr vesh shumë nga bota e muzikës, më fal! Ai po tenton të më provokojë (i drejtohet Monikës).

Ardit: Igli, nuk kam nevojë të të provokoj ty. Kam imunitet në këtë shtëpi. Dhe kam mjaftueshëm me kë të merrem. U hap një diskutim në shtëpi dhe më çudit reagimi yt kundrejt Einxhel që ti hape një temë dhe ajo hapi zorrët e barkut dhe foli për një gjë shumë të rëndësishme…