Ja çifti që për pak humbi kot së koti jetën dje në Tiranë bashkë me foshnjen 3 muajshe

Në foto janë Arjan dhe Vilma Konomi. Ata u aksid ent uan dje në rrugën e Kavajës ndërsa po kalonin vijat e bardha me foshnjën 3 muajshe të cilën kishin pritur 20 vjet që t’a sillnin në jetë.

Një makinë luksoze ‘G Class’ e cila drejtohej nga Ajas Sulejmani nën efektin e lëndëve narkotike goditi çiftin dhe foshnjen e tyre 3 muajshe.

Ndërkohë për rastin ka shkruar në Instagram edhe kushëriri i çiftit, e duke shprehur se kjo ngjarje e djeshme duhet të shërbejë për ndërgjegjësim.

“Një familje si duhet të jenë gjithë familjet shqiptare në punë të vetë dhe me gëzimin e jetës së tyre vajzën vetëm 3 muajshe, Arjani kushëriri im që pësoi një aksident të tmerrshëm.

Lutemi për të dhe Vilmën të rikuperohen shpejt. Duhet të ndërgjegjësohemi, një ditë do na vijë radha”, shkruan ai në Instagram.

Arjani dhe Vilma ishin bërë prindër pas 20 vitesh martesë me foshnjën e tyre tre muajsh, teksa gruaja punon mjeke, ndërsa burri punon në Ministrinë e Arsimit.