Iu zbulua lidhja me moderatoren shqiptare, Kledi Bahiti do të bëhet baba për herë të parë

Kompozitori i njohur Kledi Bahiti është në një histori dashurie me gazetaren dhe moderatoren e sportit në rrjetin e RTSH, Pejana Elezi.

Lajmi u bë publik prej fillimit të marsit, kur u vu rë se bukuroshja bionde nga Tirana, kishte vendosur edhe si foto profili foton krah kompozitorit të njohur.
7FA24615-F41D-4AF6-96EE-AD4621BCD3DB

Por një tjetër lajm i bukur na vjen sot nga çifti, pasi “Prive.al” shkruan se ata janë në pritje të ëmbël të fëmijës së parë.

Detajet tjera mbi këtë shtatzëni nuk janë bërë të ditura, por presim që shumë shpejt të kemi më tepër informacione.

Tashmë dyshja e njohur nuk fshihet më me fotot e tyre të përbashkëta në rrjetet sociale dhe shpresojmë të dëgjojmë edhe detaje të reja rreth tyre së shpejti.
5F075B1F-370A-4744-A3E1-8DDA24265EBB

Në 2018-n Kledi Bahiti u përfol për një lidhje më tepër sesa profesionale me këngëtaren Krusita.

Por më pas ai hodhi poshtë fjalët dhe pranoi se po bashkëjeton me një vajzë e cila e frymëzon për krijimet e tij. Nuk e dimë nëse bëhej fjalë për Pejana Elezin, gjithsesi jemi shumë kuriozë të mësojmë më shumë.