“Ishte e tmerrshme”, Armina Mevlani tregon eksperiencën e hidhur: Kalova paralizë gjumi, nuk mundesha dot…

Blogerja Armina Mevlani ka provuar eksperiencen e paralizes se gjumit. Kete ajo e ben me dije ne rrjetet sociale, ku ka shkruar se eshte trembur shume nga paraliza e gjumit.

“Dje me ndodhi paralizë gjumi! Ishte e tmerrshme, isha zgjuar, por nuk mund të flisja. E ka provuar dikush tjetër?”, ka shkruar Armina në një postim në ‘InstaStory’ dhe ka marre edhe mesazhe nga ndjekes qe e kane provuar nje gje te tille.

Armina-2

Armina-3

“Oh Zot e kam provuar dy herë dhe ishte e tmerrshme. U perfshiva nga paniku dhe as nuk mund të flisja dhe as të bëja asgjë. Eksperienca më e shëmtuar që kam provuar”, ka treguar nje nga ndjekësit e Armines.

Armina-4

Paraliza e gjumit është një ndjenjë e të qënit i vetëdijshem por i paaftë për të lëvizur. Kjo ndodh kur një person kalon në mes të fazave të zgjimit dhe të gjumit. Gjatë këtyre tranzicioneve, mund të mos jeni në gjendje të lëvizni ose të flisni për disa sekonda deri në disa minuta, e gjithashtu mund edhe te keni halucinacione gjatë kësaj periudhe. Kjo paralizë mund të zgjasë nga sekonda në minuta. Ndërsa mund të jetë e frikshme, paraliza e gjumit nuk është e dëmshme për trupin ose shëndetin e përgjithshëm. Disa njerëz gjithashtu mund të ndiejnë presion ose ndjenjën e mbytjes.