“Ishte dashuria ime e parë”/ Semi Jaupaj flet për ndarjen nga Bojken Lako

Banorët e “Big Brother VIP” kanë gjetur mënyrat më interesante për të kaluar kohën me njëri-tjetrin, të izoluar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Në sfidën e radhës, të ndarë në dyshe, iu duhej t’i lexonin pyetje të zgjedhura rastësisht njëri-tjetrit dhe t’u përgjigjeshin atyre në mënyrë sa më të sinqertë, duke shtuar mundësitë për një surprizë në përfundim të lojës.

Të parët nisën Semi dhe Donaldi, dhe gjatë bisedës këngëtarja foli edhe për lidhjen e saj shumëvjeçare me Bojken Lakon, me të cilin u nda pak muaj më parë. Ajo tregoi mes emocionesh se këngëtari ishte “dashuria e saj e parë” dhe se ishin njohur kur ajo ishte 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34.

Mirëpo, ndryshe nga shumë çifte të tjera të showbizzit shqiptar, Semi tha se edhe pas ndarjes, dyshja ruan një raport të mirë, madje se ajo e kishte pyetur edhe për pjesëmarrjen në reality-show. “Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. Para Big-ut, e pyeta nëse duhet të futesha ose jo”, tha 29-vjeçarja gjatë lojës.

Semi foli për herë të parë për ndarjen këtë vit në “Kënga Magjike”, ku ajo merrte pjesë me këngën “Jetike”. “Bojkeni do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik”, tha ajo asokohe, e pyetur për marrëdhënien me të.

/News31