Ish-drejtuesi i policisë: 90% e efektivëve nuk dinë shenjat e qarkullimit

Ish-drejtuesi i Policisë Rrugore, Krenar Ahmeti ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka folur për sigurinë rrugore dhe për aksidentet e rënda.

Ahmeti tha në emisionin “Review” se 90% e policëve rrugorë nuk dinë as shenjat e qarkullimit.

Madje, për aksidentet, ai bëri fajtorë punonjësit e policisë.

“Përgjegjësia është e madhe e policisë rrugore. Policia rrugore ka pasur dhe do të ketë problematikë.

Argumenti kryesor, 90% e policisë rrugore nuk i di shenjat e qarkullimit rrugor. Ta them unë që nuk i dinë.

Atëherë, si mund të më ndihmojë mua një polic rrugor? Unë po të flas në përgjithësi”, theksoi ish-drejtuesi i lartë i policisë.