Irina Shayk tregon për vështirësitë që po kalon si një nënë single

Në qershor të vitit të kaluar Bradley Cooper dhe Irina Shayk njoftuan ndarjen e tyre pas 4 vitesh së bashku një vendim që shokoi publikun.

Në një intervistë për “British Vogue” modelja ruse ka folur për herë të parë mbi jetën e saj të re si një nënë single dhe u shpreh se ndonjeherë gjërat bëhen shumë të vështira.

Edhe pse 34-vjeçarja ka kujdestari të përbashkët mbi vajzën e saj Lea, ajo ndjen se të qenit një nënë single nuk është aq çliruese sa duket.

“Ndonjëherë zgjohem në mëngjes dhe pyes veten se çfarë dreqin po bëj. Ndihem sikur jeta ime po rrënohet” -tha ajo gjatë intervistës.