Horoskopi i datës 16 korrik 2020

Dashi
Ndiqni instinktin gjatë kësaj dite dhe nuk keni për të dalë të humbur. Këshillat e të tjerëve dëgjojini, por në fund vendosni vetë. Për ju të dashuruarit, çdo moment do jetë me fat dhe i mbushur me çaste të këndshme. Nuk do ndiheni keq për asnjë moment, përkundrazi buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra.

Demi
Sado të ndikojë pozitivisht Hëna dhe Neptuni, gjërat sot nuk do ju ecin shumë mirë. Shpesh do mërziteni e do ndiheni keq. Të dashuruarit do tregohen shumë të kujdesshëm ndaj partnerit dhe do të ruajnë një marrëdhënie vërtet të lumtur. Nëse jeni beqarë nuk do jeni në humorin e duhur për të pasur njohje të reja ,kështu që do vazhdoni të mbeteni të vetmuar.

Binjakët
Gjatë kësaj dite do jeni në kërkim të emocioneve të forta dhe shpesh do ia lini gjërat edhe fatit. Për zemrat e dashuruara priten gjëra të jashtëzakonshme me partnerin dhe shpeshherë do iu duket sikur jeni po përjetojnë ëndrra. Beqarët do jenë mjaft energjikë dhe gati për të bërë çdo çmenduri dhe aventurë. E rëndësishme është të mos e ndiejnë vetminë dhe të mos bien në rutinë.

Gaforrja
Sot do keni të gjithë forcën e mundshme për të përballuar sfida që do ju dalin para. Nëse keni një lidhje, do jeni gjithmonë pranë partnerit dhe marrëdhënia në çift do përmirësohet akoma më tepër. Të shkuarën e trazuar do e lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët do ëndërroni më shumë sesa duhet dhe realiteti do ju duket më i hidhur nga sa është në të vërtetë.

Luani
Sot do jetë dita e ndryshimeve të mëdha sidomos nëse keni menduar për projekte të mëdha. Do jeni sensualë dhe pasionantë, prandaj dhe marrëdhënia në çift ka për të qenë më e mirë se më parë. Çdo ndjenjë do e shprehni me mënyra nga më të ndryshmet. Ju zemra të vetmuara do të merrni deklarata të forta dashurie të cilat duhet t’i mendoni me kujdes.

Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do bëni një bilanc të jetës deri më tani dhe mund të bëni disa zgjedhje. Nëse keni një lidhje dhe bëni pak më shumë lëshime ndaj partnerit tuaj, gjërat do ju ecin më mirë. Nëse nga ana tjetër tregoheni striktë dhe arrogantë mund të keni probleme goxha serioze. Në vend që të merreni me të ardhmen profesionale më mirë kujdesuni për të tashmen që ajo të jetë edhe më ë mirë.

Peshorja
Sot nuk ka për të pasur asnjë ndodhi negative megjithatë bëjini sytë katër dhe mos besoni mbi të gjitha tek personat që do duan t’ju mbushin mendje me lajka. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë më e qetë nga sa e kishit menduar. Përfitoni nga kjo për të folur me partnerin për gjithçka që ju ka shqetësuar deri më tani. Ju beqarët nuk do stepeni aspak dhe do joshni ashtu si do e mendoni.

Akrepi
Shumë gjëra do ecin në rrugën e gabuar gjatë kësaj dite kështu që stresi, ankthi dhe mungesa e qetësisë do mbizotërojnë. Për ju të dashuruarit, e sotmja nuk do jetë aspak pasionante për ju. Për shumë gjëra madje nuk do të merreni vesh dhe mund të keni debate të zjarrta me partnerin. Ju beqarët për fat të mirë do merrni deklarata të forta dashurie dhe jeta do ju ndryshojë menjëherë.

Shigjetari
Gjatë kësaj të enjte do jeni shumë luftarakë dhe do dini si të zgjidhni çdo lloj problemi që do ju dalë para. Nëse keni një lidhje bëni kujdes nga Plutoni, i cili mund të sjellë debate dhe mosmarrëveshje në jetën tuaj. Mundohuni të tregoheni gjithë kohës realistë dhe të kuptueshëm. Nëse jeni beqarë nuk do ndiheni ende gati për të filluar lidhje, por për momentin, do të pranoni të keni vetëm miqësi me ata që do njihni.

Bricjapi
Plutoni dhe Dielli do përkujdeset për çdo detaj gjatë kësaj dite dhe do jua mbushë shpirtin me gëzim e dashuri. Ju të dashuruarit do i qëndroni gjithë kohës besnikë partnerit tuaj dhe marrëdhënia me të ka për të qenë e jashtëzakonshme. E ardhmja pritet më e mirë. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri kështu që edhe për disa kohë do vazhdoni të jetoni të vetmuar.

Ujori
Sot do jeni më të vendosur për gjithçka dhe as nuk do trembeni nga personat që mund t’ju kundërshtojnë. Do i vini vetes një qëllim dhe do ja dilni mbanë. Për ju që jeni të dashuruar, dita e sotme do jetë e mrekullueshme dhe e mbushur me hare. Do merreni vesh për çdo gjë me atë që keni në krah dhe do ndiheni gati të bëni plane për të ardhmen. Ndërsa beqarët nuk do jenë në humorin e duhur për të joshur dhe kështu do humbasin mundësi të shkëlqyera.

Peshqit
Ka shumë mundësi të revoltoheni ndaj padrejtësive gjatë kësaj dite dhe nuk do toleroni asnjë çast. Për ju që jeni në një lidhje, tensioni dhe problemet do mbizotërojnë gjatë gjithë kohës. Shpesh do ndiheni keq dhe mund të doni të shkëputeni nga gjithçka. Bëni kujdes mos merrni vendime të nxituara. Në planin financiar do dini si t’i menaxhoni të ardhurat tuaja në çdo moment dhe gjendja do fillojë të stabilizohet.