Horoskopi i datës 24 janar 2019 nga Susan Miller

Dashi
Njerëz të fuqishëm do të mbështesin suksesin tuaj profesional nëse qëndroni të fokusuar. Me
Uranin dhe Marsin, sundimtari juaj akoma në Dash, do të kanalizoni energjitë drejt pozitivitetit.
Mos u merrni vetëm me anën fizike.

Demi
Fokusi i karrierës do të mbetet i fortë, me Diellin dhe Mërkurin në Ujor, sektori juaj profesional
do të shkëlqejë. Një projekt i fshehtë mund të dominojë ditën e punës suaj, duke kërkuar që ju të
punoni me orë shtesë dhe të ruani konfidencialitetin.

Binjakët
Një mik ose një anëtar i familjes mund të sugjerojë një udhëtim, ndoshta jashtë shtetit dhe ju do
të dëshironi të thoni po. Para se të bini dakort ose blini bileta, bëni një hap prapa për të shqyrtuar
financat tuaja.

Gaforrja
Nëse punoni në sektorin e shitjeve, mund të dëgjoni papritur se kompania juaj do të përditësojë
llogaritë, komisionet ose shpërblimet dhe një i afërm i juaji mund të ofrojë ekspertizë ligjore ose
financiare për t’ju ndihmuar.

Luani
Sundimtari juaj, Dielli, do të kalojë muajin e ardhshëm në Ujor, në sektorin tuaj të partneritetit si
rezultat, ju mund të ndiheni më pak energjik se zakonisht, prandaj përdorni këtë mundësi për të
pushuar më shumë dhe për t’u kujdesur për veten.

Virgjëresha
Mundësitë e punës do të mbeten të shumta, ndërsa sundimtari yt, Mërkuri, bën rrugën e tij
përmes Ujorit. Jini të vëmendshëm ndaj ofertave të pazakonta në lidhje me teknologjinë,
komunikimin dhe drejtimin.

Peshorja
Artet do të jenë në qendër të vëmendjes sot, mirësjellja e Diellit dhe Mërkurit dhe vitaliteti i
Ujorit, janë në sektorit tuaj të krijimtarisë. Përqafoni potencialin tuaj të pakufizuar dhe provoni
mundësitë e reja që ju ofrohen.

Akrepi
Nëse doni të punoni nga shtëpia, tani është një kohë e mrekullueshme për ta nisur këtë temë me
shefin tuaj ose për të ndjekur një propozim të paraqitur. Në sajë të Uranit dhe Marsit në Dash,
sektori juaj i punës favorizohet.

Shigjetari
Aftësia juaj për t’u kënaqur me një platformë të re të mediave sociale do të rritet, tani që Dielli
dhe Mërkuri, planeti i inteligjencës, do të aktivizojnë Ujorin në sektorin tuaj të të mësuarit dhe
komunikimit.

Bricjapi
Shpërblimet e karrierës do të vijnë tani që Dielli dhe Mërkuri janë në Ujor, në sektorin tuaj të të
ardhurave. Oferta mund të përfshijë lajme të mira për promovimin në punë. Sot parashikohet një
takim për të diskutuar rrugën e karrierës dhe të të ardhurave.

Ujori
Nëse jeni duke punuar në një projekt personal, siç është zhvillimi i një aplikacioni, fjala e mirë
për punën tuaj do të përhapet shpejt, duke lidhur një kontratë emocionuese me një partner apo
agjent.

Peshqit
Një ëndërr mund t’ju frymëzojë me ide për zgjidhjen e një çështjeje pune. Dielli dhe Mërkuri në
Ujor, do të rigjenerojnë cilësinë e gjumit dhe do t’ju mundësojnë të ëndërroni më gjallërisht.
Shfrytëzojni këto mundësi.