Horoskopi i datës 23 janar 2019 nga Susan Miller

Dashi
Shefi juaj mund t’ju japë një lajm të papritura sot, mos u trishto nuk do të jetë diçka negative.
Ditë e çuditshme për çiftet, kontradiktat mund të zemërojnë partnerin/en tuaj.

Demi
Kjo e mërkurë nuk do t’ju japë emocione të veçanta, por nga ana tjetër ju do të bëni gjithçka për
të tërhequr vëmendjen e partnerit/es. Beqarët do të bëjnë takime të reja.

Binjakët
Më shumë stabilitet për marrëdhëniet e lëkundura, sot është një ditë e mirë për të qetësuar
tensionet dhe për të shijuar disa momente të mira në çift. Prisni mosmarrëveshje me miqtë.

Gaforrja
Për të shmangur angazhimet e mbivendosura, sqaroni sferën tuaj profesionale. Njëri prej
kolegëve mund të tregohet shumë strategjik, duhet gjetur një rrugë bashkëpunimi.

Luani
Yjet ndezin zjarrin edhe në zemrat e beqarëve. Në sektorin profesional ju duhen prespektiva të
reja dhe menaxhim më i mirë projektesh.

Virgjëresha
Harmonia në çift do të mbizotërojë sot! Do të keni mundësi të bashkëbisedoni me partnerin/en
duke ndarë biseda personale. Bukuria do t’i bëjë të dallueshëm beqarët të cilët do të duken
shumë sensual!

Peshorja
Çiftet do të kenë momente tensionesh dhe diskutime për arsye të kota, por në mbrëmje
marrëdhënia do të rifitojë forcën e saj. Mërkuri intensifikon shanset e takimit për beqarët.

Akrepi
Periudhë e favorshme për ata që studiojnë dhe për ata që kërkojnë punën e tyre të parë, ndërsa
ata që tashmë kanë një punë do të synojnë më lartë. Një bisedë kolegësh do t’ju ndihmojë.

Shigjetari
Urani sjell ndryshime pozitive në jetën tuaj profesionale, por duhet të keni kujdes me shpenzimin
e parave. Nëse kishit një ide për të investuar disa para kjo nuk është dita e duhur. Kujdes!

Bricjapi
Një moment reflektimi për të marrë në konsideratë marrëdhënien tuaj në çift. Kujdes duhet bërë
edhe në raportet me familjarët. Në punë nuk ju mungon energjia.

Ujori
Momente gëzimi për beqarët, do realizojnë takime romantike. Yjet do i keni në krah dhe do
arrini të përfundoni me sukses projekte të reja. Mendohuni mirë përpara çdo hapi.

Peshqit
Nëse duhet të dilni nga rruga për të mbajtur një miqësi, mbase nuk është gjëja e duhur për të
bërë, merrni në konsideratë nëse kjo marrëdhënie ja vlen apo jo. Beqarët duhet të jenë të
kujdesshëm.