Horoskopi i datës 21 janar 2019 nga Susan Miller

Dashi
Marsi planeti juaj është në shtëpi! Ndaj gjatë kësaj periudhw do të ndjeni nevojën që në shumë
aspekte personale të nxitoni për t’i kryer gjërat. Sa për karierrën do të pësojë ndryshime të
mëdha.

Demi
Një konflikt i vogël duket se po ndodh me planetet duke sjellë rrëmujë në ditën tuaj. Më së
shumti këtë përplasje titanësh do ta ndjejnë sektorët e financave dhe karriera.

Binjakët
Do të ndjeni presion nga shoqëria ose prej të njohurve, por duhet të rivlerësoni edhe një herë
njerëzit nga të cilët rrethoheni. Ruani harmoninë dhe emocionin pozitiv.

Gaforrja
Një mundësi e re në karrierë mund të jetë ajo që po përgatisin yjet për ju! Marsi tek Demi është
një shenjë e mirë për sektorin tuaj të punës, ndaj shfrytëzojeni këtë moment.

Luani
Aplikoni sa më shumë aspektin tuaj kreativ dhe do të mund të përfitoni nga shumë situata që do
të paraqiten sot. Mos harroni që mundësitë e mëdha shpesh gjenden pas dere.

Virgjëresha
Nese jeni të martuar, partneri juaj mund të këmbëngulë në një projekt ku duhet të investoni së
bashku. Merreni shtruar, nuk duhet të keni dyshime për hapa që do të hidhni.

Peshorja
Partneri juaj kërkon që të zgjidhni një ngërç që është krijuar së fundmi dhe kjo situatë është e
lidhur me një histori të vjetër familjare. Vini në zbatim diplomacinë tuaj.

Akrepi
Dikush në punë do t’ju bëjë presion për të ecur përpara me një projekt që nuk është pjekur ende.
Nëse dëshironi të keni sukses duhet t’i merrni gjërat shtruar.

Shigjetari
Fëmijët tuaj ose dikush afër jush do t’ju kërkojë një investim ku përfshihen shumë para në lojë.
Mbase është koha që të konsideroni në gjykim intuitën tuaj. Mos u nxitoni!

Bricjapi
Sot gjithçka në zodiakun tuaj duket se është e lidhur me familjen. Nëse keni një konflikt të vogël
me ta është mirë ta sqaroni gjatë këtyre 24 orëve, sepse keni përkrahjen e Marsit.

Ujori
Dikush sipër jush, një mentor ose drejtori juaj do të flasë me ju privatisht, këtë bisedë do ta
lehtësojë Saturni i cili do t’ju përfshijë me energjinë e tij. Dëgjojeni këshillën e planetit gjigant!

Peshqit
Sektori juaj i parave është në një pozitë shumë të mirë sot. Nëse keni një plan biznesi apo një
investim sado të vogël, sot është dita e duhur për ta bërë realitet. Mos hezitoni.