Horoskopi 2 janar 2021

Dashi
Kjo ditë do të shërbejë për të reflektuar, ku do të arrini të kuptoni atë që ju mungon vërtet. Do të jeni të pavendosur lidhur me disa vendime që duhet të merrni. Nëse jeni vetëm, Marsi ju dhuron një ditë shumë intensive. Në punë, duhet të tregoheni më të guximshëm.

Demi
Gjatë kësaj dite do të ndiheni të shpërblyer sa i takon ndjenjave dhe kjo gjë do ju ndihmojë, pasi dita nuk do jetë aspak e lehtë. Në mbrëmje parashikohet që të këtë zënka me partnerin/en ose familjarët. Nëse keni nisur një projekt të ri, bëni mirë të keni kurajo dhe durim.

Binjakët
Do të jeni në kërkim të mundësive të ballafaqimit me persona të tjerë, por rrezikoni që të mbeteni të zhgënjyer. Tregoni më shumë kujdes për veten tuaj dhe mos i zvarrisni problemet me partnerin/en. Ata që janë vetëm, duhet të kenë më shumë besim në vete.

Gaforrja
Duke parë se si po ecin gjërat, ndoshta do të ishte më mirë të ishit më spontan dhe të mos ndikoheni nga këshillat e të tjerëve. Ata që janë vetëm do të kenë një ditë të mbushur me takime dhe me gjasë mund të qëllojnë në shenjë. Në punë do të korrni rezultatet e dëshiruara.

Luani
Ndryshimet gjatë kësaj periudhe mund t’ju bëjnë veçse mirë, ku do të keni mundësi të reja për t’u dashuruar. Ndërsa sa iu takon beqarëve, Venusi do të jetë në anën e tyre dhe do i bëj më tërheqës. Në punë do të merrni lajme të mira, të cilat duhet t’ishfrytëzoni pozitivisht.

Virgjëresha
Nëse doni që në familje të rikthehet qetësia, duhet të shmangni polemikat. Mos i komplikoni gjërat me kokëfortësinë tuaj, por mundohuni të gjeni një kompromis. Ata që janë vetëm, është mirë që të mos krijojnë iluzione ndaj një personi, por duhet të qëndrojnë me këmbët në tokë.

Peshorja
Kjo e shtunë parashikon zhvillime të rëndësishme sa i takon dashurisë, ndonëse ndonjë debat mund t’ju turbullojë. Nëse jeni vetëm dhe jeni në kërkim të shpirtit tuaj binjak, kjo ditë mund t’ju rezervojë një surprizë të këndshme. Në punë do të vlerësoheni dhe do të merrni kënaqësi të shumta.

Akrepi
Nëse keni diçka për të fshehur, mos u druani që të përballeni. Megjithatë një sekret të cilin nuk doni t’ia tregoni askujt mund të zbulohet. Ata që janë vetëm mund të bëjnë miqësi të reja dhe do të përjetojnë eksperienca eksituese. Nëse doni të keni sukses, duhet të jeni të vendosur.

Shigjetari
Në raportin në çift parashikohet një situatë mjaft e komplikuar, ku duhet të shmangni çdo diskutim pa arsye. Në mbrëmje do të rikthehet harmonia. Për ata që janë vetëm, do të ketë mundësi të shumta për të konkretizuar diçka, e cila do të ndryshojë të ardhmen.

Bricjapi
Tregohuni të duruar nëse doni që të zgjidhni një çështje dashurie në favorin tuaj. Nëse hasni në pengesa por doni të vazhdoni, duhet të duroni edhe ndonjë keqkuptim. Ata që janë vetëm, do të ritakohen me një person të së kaluarës dhe do të ndihen shumë nostalgjikë.

Ujori
Nëse doni të merrni faljen e njeriut të zemrës dhe të shmangni keqkuptimet, flisni me sinqeritet. Gjithashtu, shtyni vendimet drastike, pasi mund të pendoheni. Lajme të mira parashikohen për ata që janë vetëm, të cilët mund të gjejnë intensitetin me një person special.

Peshqit
Mos u tregoni të ashpër me dikë që e ka pranuar se ka gabuar. Një e papritur në dashuri, nuk do të thotë se raportit i ka ardhur fundi, sidomos nëse bëhet fjalë për gjëra që nuk kanë shumë rëndësi. Ata që janë vetëm, mund të vënë re se di sa miq, nuk janë miq të vërtetë, ndaj rrini larg tyre.