Horoskopi 10 mars 2021

Dashi

Sot do të jetë një ditë e mirë për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Në aspektin financiar do të keni gjithçka nën kontroll dhe do arrini të fitoni shuma të mëdha parash. Do të ketë surpriza për të dashuruarit.

Demi

Të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje do të jenë shumë energjikë sot. Do jeni në qejf për të punuar dhe në mbrëmje iu presin surpriza fantastike. Planet që keni bërë më parë do të realizohen me përpikmëri.

Binjakët

Sot do të zhgënjeheni pasi një problem do u shqetësojë gjatë gjithë ditës. Këshilloheni që të shmangni debatet në punë dhe në familje, pasi mund të keni shumë probleme më vonë. Edhe të dashuruarit të kenë kujdes me partnerin/en.

Gaforrja

Një ditë e bukur parashikohet të jetë kjo e mërkurë për ju. Të gjitha investimet që keni bërë më parë do të kthehen në fitime dhe financat do jenë në kontrollin tuaj. Problemi shëndetësor që ju ka shqetësuar do të marrë fund.

Luani

Të gjithë ditën do ta kaloni në punë dhe nuk do të keni kohë për të afërmit tuaj. Lodhja juaj do të shpërblehet pasi eprorët mund të mendojnë për një shpërblim më të mirë financiar. Në lidhje dashurinë, gjithçka do shkojë mirë.

Virgjëresha

Duhet të jeni të kujdesshëm sot, pasi situata nuk është në kontrollin tuaj. Sot do të përfundoni punët e lëna pezull dhe do merrni një shpërblim. Deri në mbrëmje do të vendosni për një aktivitet që e kishin menduar më herët.

Peshorja

Një problem në familje do ju marrë shumicën e kohës këtë të mërkurë. Financat do i keni në kontroll por mos bëni shpenzime të pamenduara. Të dashuruarit do kalojnë momente të bukura dhe do marrin një surprizë.

Akrepi

Problemi shëndetësor që ju solli shqetësime gjatë javës do të rikthehet sërish. Vizita te mjeku do ju qetësoje, por duhet të tregoni kujdes për veten. Prisni një lajm të mirë nga miqtë. Kujdes me shpenzimet e pamenduara.

Shigjetari

Një ditë e bukura parashikohet kjo e mërkurë për ju. Sot do të marrin fund të gjitha problemet dhe në mbrëmje do kaloni momente të bukura me miqtë. Do merrni një lajm të mirë nga një projekt që keni pritur dhe do lumturoheni.

Bricjapi

Sot do ndiheni shumë të lodhur dhe nuk do keni dëshirë as për punë dhe as për të dalë me miqtë. E gjithë dita do jetë e zymtë për ju dhe do e kaloni vetëm në shtëpi. Të dashuruarit duhet të kenë kujdes nga debatet e tepërta.

Ujori

Një problem shëndetësor do ju shqetësojë gjatë gjithë ditës dhe nuk do jeni të lumtur. Shmangni të gjitha diskutimet që mund të sjellin debate të forta se në fund ju do dilni të humbur. Mund të merrni një lajm të keq, i cili do t’ju trishtojë.

Peshqit

Sot do të jeni në gjendje të zbatoni me sukses planet e biznesit. Sot do të kaloni momente të bukura me familjen dhe do merrni një lajm të mirë. Nëse keni plane për udhëtim duhet t’i bëni që sot.