Habit Kiara: Tregon kur hapi adresë fallco dhe u zbulua

Kiara ka folur me vajzat e shtëpisë për adoleshencën e saj dhe ju ka treguar një episod sa qesharak edhe ‘turpërues’ për Kiarën.

Ajo ka treguar se në periudhën e adoleshencës kishte hapur një adresë fallco dhe i shkruante një komshiu mjaft simpatik.

“Mua më blen kompjuter ata të shtëpisë dhe unë shtiresha sikur isha një modele. Adriana Lima a një tjetër nuk e mbaj mend. Edhe flisja me një komshi që ishte shumë simpatik, por unë isha më e vogël.

Do ti që u dashurua ky komshiu, edhe thoshte më dërgo foto.
Pastaj e mori vesh dhe më ka shkruar ta tregoj unë ty të pres tek dera e shkollës, do tju them të gjithëve ca bën ti.
Gjunjët e mia u prenë,u mor vesh aty dhe u hap lajmi që isha unë”, tha Kiara.

Kryefjala.com