Grace mbush 8 vjeç dhe mami Aurela i dedikon këto fjalë

Për këngëtaren Aurela Gaçe dita e sotme është mjaft e veçantë, pasi vajza e saj e madhe, Grace feston 8 vjetorin e saj. Artistja ka zgjedhur të ndajë një foto pranë vogëlushes në rrjetet sociale, duke treguar lumturinë e madhe që ajo i ka dhuruar që prej momentit kur erdhi në jetë.

“8 vite me ty pasuria ime. Edhe 100 vite të kesh o kuptimi i jetës sime. Grace 8 vjeç, hiri i perëndisë”, ka shkruar Aurela krah postimit të saj më të fundit.

Aur-2

Nga fotot e publikuara deri më tani duket se e vogla i ngjason shumë këngëtares, por jo vetëm në tipare. Grace është shpeshherë pranë mamit në ambientet e palestrës, aty ku dhe stërvitet pranë saj. Këto pamje kanë tërhequr edhe vëmendjen e ndjekësve të cilët e kanë komplimentuar në rrjetet sociale për vullnetin e fortë njëjtë si mami i saj./revistawho.com