“Gocat me forma më kanë qejf dhe më zgjedhin”/ Robert Aliaj kritikon ashpër të birin në “Love Story”: Jam neveritur nga ajo që pashë!

Krist Aliaj, djali i Robert Aliajt, mori përsipër riskun e të gjykuarit nga i ati me pjesëmarrjen në “Love Story” këtë sezon. Mbrëmjen e djeshme, Roberti kritikoi ashpër për herë të parë djalin e tij, pasi nuk i kishte pëlqyer aspak klipi prezantues që kishte zgjedhur të realizonte.

Ai tha se ndihet “i turpëruar” dhe “i nveritur” për faktin se i biri kishte pozuar pranë një makine “Ferrari”, pasi sipas tij, Kristi sheh mençurinë dhe jo pamjen e jashtme.

Pjesë nga biseda:

Roberti: Ç’e kishe atë ‘Ferrari’?! Jam neveritur nga ajo që pashë. Më erdhi turp! Më erdhi zor nga ajo që pashë!.

Kristi: Ndihem keq vërtetë. Sfidova veten ndaj pranova, pasi Ferrari nuk është për mua. Më thanë që je princ dhe si princ që të gjesh princeshën të duhet një Ferrari. Sfidova veten me vetëdije dhe kuptova që isha gabim.

Pas një jave dinamike, Kristi tha mbrëmë se ka dalë në përfundimin se është shumë pak i interesuar për Orin dhe për Xhenin, me të cilat ka pasur një diskutim në studio.

Debati nisi kur Ori bëri një deklaratë të fortë. Ajo tha “Kristi preferon gocat me forma, prandaj nuk më ka zgjedhur”.

Pjesë nga biseda:

Kristi: Që të dyja ishin tërheqje tepër bosh, shumë sipërfaqësore dhe nuk do të them më shumë dhe më frustuan pak të dyja. Bosh do të thotë pa asnjë emocion, me gjeste koti dhe nuk më pëlqeu fare.

Ori: Mos është problemi tek format e trupit, sepse e kemi parë dhe në Instagram se pëlqen shumë gocat me forma. E ke shfaqur shumë qartë më story-t në Instagram.

Kristi: Gocat me forma më kanë qejf mua, më zgjedhin mua ato. Nuk i zgjedh unë ato.

Ori: Nuk e ka treguar vajza me forma se të ka qejf ty, e ke treguar ti në Instagram.

Roberti: Ajo që konstatoj unë është se ky brezi është i influencuar nga stereotipi që transmetohet nga modelet në televizion, femra joshëse, kemi krijuar këtë model femëror. Joshja për një mashkull të vërtetë është te mençuria dhe besoj se Kristi është ky tip mashkulli. Vajzave këshillë u jap që të fokusohen tek personaliteti i djemve, mos të kenë vëmendjen tek paraqitja.

Jerina: Kuptova të kundërtën, se Kristi është i interesuar për format.

Roberti: Kristi edhe provokon eee…

Bleona: Për aq kohë sa ka ekzistuar jeta, aparenca është gjëja e parë, Kristi është real dhe ka dhënë një preferencë të tij.

Kristi: Unë vura re se ato që më zgjodhën ishin gocat me ato forma dhe mua më tërhoqi kjo dhe i zgjodha unë pastaj.