Gjatë xhirimeve të fundit për “YSL Beauty”, Dua Lipa rrëzohet në det nga dallgët e forta

Pak ditë më parë, në ‘Youtube’ u publikua video e reklamës së fragrancës më të fundit të “YSL Beauty”, ku Dua Lipa ishte imazhi kryesor. Këngëtarja shqiptare tërhoqi vëmendjen e të gjithë fansave të saj me paraqitjen në video, kjo sepse në dorë mbante një shqiponjë që më pas e linte të lirë, gjë që përshtatej me temën e reklamës “Unë jam i lirë”, si dhe me prejardhjen e Duas. Mirëpo, duket se xhirimet nuk kanë qenë të lehta për të dhe pjesën tjetër të ekipit.

https://www.instagram.com/p/B1ZdS4QhyCL/?utm_source=ig_embed

Ajo ka publikuar një video në ‘Instagram’ ku shkruan: “Nëse doni të shihni se si shkuan xhirimet e fundit” dhe në një pjesë të videos, duket Dua e cila pavarësisht se ndodhet në breg të detit, dallgët e forta ia dalin ta marrin përpara. Miqtë dhe fansat e saj kanë komentuar menjëherë në postim me ‘emoji’ qesharak, duke lënë të kuptohet reagimin që ka shkaktuar tek ato kur e kanë parë./revistawho.com