Gazetarët francezë e akuzuan se po konsumonte kokainë, lideri i Maneskin zbulon nëse do t’i denoncojë

Fitorja e grupit Maneskin të “Eurovision 2021” që përfaqësoi Italinë, u shoqërua me shumë polemika.

Menjëherë pas fitores, Damiano David, lideri i grupit, u akuzua se po konsumonte kokainë në sallë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Akuzat u hodhën nga gazetarët francezë, të cilët kërkuan anulimin e fitores së Italisë dhe shpalljen fituese të Francës, që u rendit në vend të dytë. Pas kësaj, Damiano iu nënshtrua testit të drogës dhe doli negativ.

Së fundmi, këngëtari, gjatë një interviste për “Tv Sorrisi e Canzoni”, u pyet nëse mendon t’i padisë gazetarët francezë që spekuluan për të.

“Jo, sepse për mua çështja nuk është hapur kurrë. Ishte thjesht një skeç komik i madh, i stilit Zelig. Nëse më kërkojnë falje, unë jam gati ta pranoj.

Por tani të gjithë ne jemi të interesuar të festojmë, përkundër atyre që u përpoqën të na pengonin. Ne jemi duke shkruar këngë të reja dhe duke punuar për datat e turneut. Për vitin 2022 ka tashmë dy data në Gjermani”,- tha Damiano.

Akuzat u ndezën nga kjo video që bëri xhiron e rrjetit, por rezultoi se nuk kishte asgjë të vërtetë në gjithë zhurmën që u shkaktua.