Gashi zihet me familjen, ‘E kanë fajin kushërinjtë e shtirur’ (FOTO)

Ai është kthyer në një nga reperët që ka pasur vlerësim të madh nga “yje” botërore duke pasur plot bashkëpunime me ta dhe këngë të cilat janë shndërruar në HIT-e.

Reperi nuk ka nguruar kurrë për të treguar me krenari origjinën e tij shqiptare dhe në festivalin “Sunny Hill” i cili u shfaq i veshur me një bluzë me shqiponjën e madhe dykrenare në shpinën e tij, ku gjithmonë mban dhe varësen me shqiponjën dy krenare të cilën nuk e heq asnjëherë.Së fundmi, ai ka shtuar dhe një tatuazh të ri “She don’t like” në pjesën e kraharorit. Fakti i të pasurit kaq shumë tatuazhe nuk i pëlqen aspak prindërve të Gashit, të cilët e kanë kritikuar këtë të fundit.

Gashi-2

Në një postim në llogarinë e tij të Instagramit, Instastory ka bërë të ditur se prindërit i janë kthyer kundër për këtë shkak. Gashi bën fajtorë kushërinjtë për këtë fakt, sepse siç thotë ai, ato e kanë spiunuar te familja e tij.

“Familja ime po më kritikon që kam bërë tatuazhe. Kjo pasi kushërinjtë e mi të shtirur, të cilët asnjëherë nuk u kujtuan për mua derisa u bëra i famshëm, filluan të më spiunonin tek ato”- ka shkruar reperi në postimin e tij.