Gashi flet për ish-të dashurën: Shkova në dasmën e saj me Ferrari, sepse…

Reperi me origjinë shqiptare i njohur me emrin Gashi, është kthyer në një ndër artistët më të njohur ndërkombëtar.
Së fundmi, reperi ka publikuar albumin e tij të parë ku pjesë të tij janë disa nga këngët më të pëlqyera si “Safety” dhe “Mr.Ferrari”.
Ai ka ndarë videon e një prej projekteve të tij muzikore me ndjekësit e tij në ‘Instagram’, në të cilën ka treguar se ferrari i kuq i kujton atij një histori të hidhur me ish-të dashurën.

Gashi-2
“Kjo këngë u bë kur rashë në dashuri më njeriun e gabuar…Prindërit e saj nuk na lejonin bashkë sepse nuk kisha para mjaftueshëm në xhepa…Shkova në dasmën e saj, me një Ferrari që kisha marrë me qera me paratë e kontratës dhe u ndjeva aq mirë kur pashë ata të më shihnin teksa largohesha më makinë”.
Duket se reperi është ‘penduar’ që na e ka treguar këtë histori, pasi e ka fshirë më pas.
Gashi po jeton kohët e arta të suksesit muajt e fundit pasi këngët e tij janë nga më të dëgjuarat në “Spotify” dhe “Youtube”.