FOTOT/ Kendall Jenner kapet mat në momente intime me të dashurin e ri, për pak privatësi fshihen në…

Kendall Jenner ka nisur një lidhje të re me basketbollistin Devin Booker. Çifti që sapo kanë nisur romancën e tyre u kapën mat ndërsa pushonin së bashku në një plazh në Malibu.

Supermodelja dhe 23-vjeçari u kapën mat teksa përpiqeshin të gjenin disa momente intimiteti.

Kendall Jenner dhe Devin Booker u fotografuan të fshehur pas disa shkallëve.

Ndërsa ylli i klanit Kardashian ishte e shtrirë në rërë, i dashuri i saj qëndronte sipër saj duke e puthur.

E veshur me bikini rozë, mikroskopike 24- vjeçarja vuri në pah format e saj trupore elegante dhe dukej mjaft seksi.

Kendall dhe Devin janë parë për herë të parë së bashku në prill dhe që nga ajo kohë u nxitën thashethemet për një romancë mes tyre.

Basketbollisti më parë ka qenë i lidhur me ish-shoqen e ngushtë të motrës së saj Kylie Jenner, Jordyn Woods.

/Panoramaplus.al