FOTO/ Tha se kishte gjetur njeriun e zemrës jashtë Për’puthen, Riniani prezanton të dashurën

Pak ditë më parë Riniani i Për’puthen u shpreh se kishte gjetur dashurinë e jetës jashtë programit. Madje sapo ishte larguar prej spektaklit më të ndjekur në vend.

Së fundmi në rrjet po qarkullon një foto e Rinianit me të dashurën në aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza”, teksa ai e pret me trëndafila në duar.

Çifti shihen duke u puthur dhe shumë të lumtur. Vajza brune është e panjohur për ekranin. Gjatë qëndrimit në Për’puthen, Riniani u afrua më shumë me Ana Kaurin, por në fund pëlqimi i tyre nuk u finalizua në lidhje.