FOTO/ Shikim sy më sy përpara perëndimit, Diletta Leotta zyrtarizon lidhjen e re me aktorin e njohur turk

Sy më sy përpara se të jepnin puthjen e parë në sfondin e perëndimit të diellit.

Moderatorja dhe njëkohësisht gazetarja e njohur sportive në median “DAZN”, Dileta Leota ka publikuar në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, foton e parë me aktorin e njohur turk Xhan Jaman, duke zyrtarizuar lidhjen e tyre në ditën e Shën Valentinit.

Gjatë publikimit të kësaj fotoje Dileta ka marrë shumë pëlqime duke parë dhe çastin romantik që ndau me ndjekësit e saj në “Instagram”.