FOTO/ Dizajn special, UEFA prezanton topin e ri të ndeshjeve të Champions-it

Nesër, më datë 16 shkurt 2021, rikthehet magjia e Champions Ligës, ku janë planifikuar të zhvillohen 2 sfidat interesante të vlefshme për raundin e 1/8-ve. Barcelona-PSG dhe Lajpcig-Liverpul janë 2 takimet që do të ngrenë siparin e kësaj faze.

Siç ndodh zakonisht, një ditë para zhvillimit të ndeshjeve, UEFA prezanton topin me të cilin do të luhen sfidat me eliminim direkt. Ky vit përkon dhe me 20-vjetorin e krijimit të topit me “yll’ të dizenjuar, i cili ka plot dy dekada që është bërë pjesë e futbollit.

Kështu, koncepti i ri përfshin një referencë nga 20 finalet e luajtura në këtë kompeticion, ndërsa është inspiruar nga logo e Champions League. Përmes një postimi në “Instagram”, UEFA ka prezantuar kështu klubeve dhe tifozëve topin e ri, i cili duket me të vërtetë i veçantë.