Foto/ Aktorja e njohur shtatzënë për herë të parë

Aktorja e njohur amerikane, Emma Roberts ka dhënë lajmin e bukur se ajo do të bëhet së shpejti nënë për herë të parë.

Lajmet po qarkullonin prej kohësh në media ndërsa Emma i konfirmoi sot duke postuar disa foto me barkun e rrumbullakosur.

Aktorja shfaqet krah partnerit të saj, aktorit Garrett Hedlund dhe zbulon gjininë e fëmijës.

“Unë dhe dy djemtë e mi të preferuar!”, shkroi aktorja 29-vjeçare. Emma dhe Garret e bënë publike lidhjen në mars të vitit 2019.