Flori Mumajesi thyen heshtjen, projekt të ri me Getoarin dhe Brunon

Pas një kohe të gjatë larg rrjeteve sociale, Flori Mumajesi po rikthehet me këngë duke u prezantuar në festivalin Kënga Magjike këtë të diel. Por, para kësaj kënge, Flori kishte në plan edhe një bashkëpunim tjetër, i cili do të publikohet shumë shpejt, shkruan Prive. Ai është bërë bashkë me dy emra të njohur, Getoar Selimin dhe Brunon për projektin, i cili publikohet së shpejti.