Flirtoi me partneren e tij? Pas videos virale, zbulohet marrëdhënia e vërtetë e Jeff Bezos dhe Leonardo DiCaprio-s

Një video e partneres së Jeff Bezos, Lauren Sanchez, e cila i dhuroi një buzëqeshje aktorit Leonardo DiCaprio, u bë virale në rrjet pak ditë më parë.

Burimet për “Page Six” kanë deklaruar se mes dyshes nuk ka asgjë më shumë se miqësi.

“Ata janë vërtet miq të ngushtë prej një kohe të gjatë,”– tha burimi.

Sipas tij, videoja, në të cilën Sanchez shfaqet shumë e afërt me DiCaprion nuk ishte ashtu siç dukej.

Në fakt, thuhet se DiCaprio ishte ai që e ftoi çiftin në gala LACMA Art + Film fundjavën e kaluar dhe ata janë aq të afërt, saqë bëjnë edhe pushime së bashku.

DiCaprio dhe e dashura e tij, Camila Morrone, 24 vjeç, shkuan me pushime në Hawaii muajin e kaluar. Burimet thanë se ata në të vërtetë kishin udhëtuar bashkë me Bezos dhe Sanchez.

“Ata gjejnë gjuhën e përbashkët në luftën kundër ndryshimit të klimës dhe në aktivizmin mjedisor,“– shpjegoi burimi për lidhjen e tyre.

Marrëdhënia, është gjithnjë e më e ngushtë, sepse DiCaprio është gjithashtu mik me ish-agjentin e Sanchez-it, Patrick Whitesell.