Fjalimi i gjatë i Zelenskyt prek deputetët! Ngrihen të gjithë në këmbë me duartrokitje

Deputet e Mbretërisë së Bashkuar janë emocionuar nga fjalimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Dhomën e Përfaqësuesëve këtë të martë.

Pasi Zelensky tha se Ukraina do të vazhdojë të mbrojë çdo pjesë të territorit, disa prej deputetëve u çuan në këmbë dhe e duartrokitën presidentin.

Në fjalimin e tij, Zelensky iu tha deputetëve si presidenti i një vendi me ëndrra të mëdha. Ai shprehu besimin e tij absolut se Ukraina do t’ia dalë kundër Rusisë.

Ai e krahasoi situatën e Ukrainës kundër Rusisë me përpjekjet e luf.tës britanike kundër Gjermanisë në Luf.tën e Dytë Botërore.

Zelensky ka 12 ditë që përmendet nga të gjitha mediat botërore dhe në rrjetet sociale. Ai është simboli i qëndresës dhe i besnikërisë për vendlindjen.

Nuk është hera e parë që fjalimet e tij duartrokiten. Edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, para pak ditësh, ai mori duartrokitjet e gjithë Europës.