Fifi dhe Young Zerka gati për bashkëpunimin e verës, zbulojnë detajet e para nga klipi

Siç e thamë disa ditë më parë, bashkëpunimet janë tendenca e këtij sezoni. Këtë herë, Fifi dhe Young Zerka janë dy nga emrat që pritet të sjellin shumë shpejtë projektin më të ri muzikor.

Vetë këngëtarët bëjnë me dije se kënga titullohet “Pa Gajle” dhe kjo nuk është e gjitha. Si Fifi, ashtu dhe Young Zerka tashmë menaxhohen thuajse nga i njejti label, çka do të thotë se ky bashkëpunim i parë është vetëm fillimi. Klipi pritet të publikohet në pak ditë dhe fansat po presin me padurim.

Fifi ka ndarë një foto krahë Zerkës, ndërsa shihet me një paraqitje ‘all in black’. Menjëherë kanë nisur komentet se projekti me siguri do të jetë një nga hitet e verës, duke marrë parasysh projektet e mëparshme të këngëtarëve. Numërimi mbrapsht filloi!

/News31.al