Fevziu me flokë? Në cilin stil e pëlqeni ju? Ai e tha fjalën e tij

Blendi Fevziu publikoi një grup fotosh të realizuara me photoshop ku shfaqet me modele të ndryshme flokësh. Fotot e relaizuara me shumë gjasa nga ndonjë fans i morën vëmendjen gazetarit aq sa hapi edhe një sondazh për të preferuarën.

Në foton e parë na kujtoi me stilin e flokëve Azem Hajdarin, tek njëra duket si Ismail Qemali, tek tjetra si Cim Peka, në njërën si Sokol Balla dhe në ato me flokë të drejta si vajza e tij Mishel, vetëm se ajo është shumë më cool. Por së paku mund të themi që i ngjan 100% të atit.

Vetë Fevziu ka shkruar krah fotove: Pas një votimi 24 orësh kjo foto e parë fitoi me shumicë të ndjeshme votash. E ndjekur nga fotoja dytë. Falenderoj edhe një klinikë që më ofroi të më mbjellë flokët dhe të mi bëjë kaçurrela si këtu. Po unë preferoj të mbetem si në foton e fundit. Jam shumë komod ashtu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

Me pak fjalë, kënaquni me këto foto se Blendi do vazhdojë të mbetet njësoj pa ndryshuar asgjë në pamje./revistawho.com