Feston 32-vjetorin e lindjes, Dj Geek befason Dafina Zeqirin në orët e para të mëngjesit! Ja surpriza e këngëtarit

Dafina Zeqiri sot feston 32-vjetorin e lindjes dhe i dashuri i saj, Dj Geek, është kujdesur që t’i bëjë surprizën më të bukur që në minutat e para të kësaj dite të veçantë.

Këngëtari i ka organizuar partneres së tij një festë surprizë në oborrin e vilës ku po qëndrojnë, ndërkohë që artistja nuk ishte në dijeni të asgjëje.

Në videot e publikuara në llogaritë e tyre sociale, vihet re një ambient i zbukuruar me tullumbace të bardha dhe ngjyrë gold, ashtu si dhe qirinj dhe trëndafila.

Dafina dukej shumë e emocionuar dhe nuk i mbajti dot lotët e gëzimit teksa shihte edhe fishekzjarrët e ndezur për të.

Më pas, këngëtarja është afruar tek tavolina dhe i ka fryrë qirinjve të vendosur tek torta.

“Të dua”, i shkruan Dafina Dj Geek në postimet që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, Geek publikoi dy foto të realizuara krah Dafinës buzë detit, me anë të të cilave e uroi partneren e tij.

“Gëzuar ditëlindjen zemër”, shkroi artisti krahas fotove.

Gjithashtu, ditën e djeshme, Dafina publikoi disa imazhe me Dj Geek, në të cilat shihej e veshur me të brendshme seksi, teksa paralajmëroi se e gjithë kjo javë do të jetë festë për të.

Panorama.al