Festë për 30-vjetor, ja kush e surprizoi Dafina Zeqirin

Dafina-Zeqiri-2 Dafina-Zeqiri-3 Dafina-Zeqiri-4

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, festoi të dielën 30-vjetorin e lindjes së saj. E teksa kanë kaluar tre ditë nga ditëlindja, Dafina ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e saj të shumtë, disa pamje nga surpriza që i kishte organizuar mamaja. Në fotografitë e publikuara në “Instastory”, shfaqet dhoma e këngëtares e mbushur plot me trëndafila të kuq dhe me tullumbace në formë zemrash. Aty vihet re se nuk mungojnë dhe tullumbacet e dedikuara që mbajnë emrin e Dafinës.Ndërsa një tjetër mban emrin me të cilin i drejtohet nëna e saj me përkëdheli, Pipina. “Gëzuar ditëlindjen Pipina e mamit”, shkruhet në të. Dafina ka zbuluar kështu se ka marrë shumë dashuri për ditëlindje dhe se e ka festuar me njerëzit e dashur./Panorama Plus.