Familja ndryshe e Robert Aliaj: “S’jam as burri dhe as babai për gruan dhe fëmijët”

Ai i kthen tabutë në armë, për të luftuar të tjera tabu. Me Robert Aliaj mund të flasësh për gjithçka, e mund të kalosh lehtësisht nga jeta tek vdekja, fytyrën e së cilës u pamë në qindra versione natën e “Hallwëeen”-it. Si një nga anëtarët prej vitesh në jurisë së “Dance ëith me”, artististi kontravers ngre zërin për gjithçka që s’i pëlqen brenda shoë-t dhe jashtë tij. Në një intervistë për “Panorama Plus” ai komenton Tiranën që sheh kur vjen Brukseli, atje ku jeton me familjen prej vitesh, artin kundër banalitetit, politikën larg lakmisë dhe epshit për pushtet, femrat… Nëse evokimet e tij publike janë fjalime për drejtësinë, apo monologje për katharsis ai i zbulon në këtë rrëfim jashtë kornizave.

Robert-Aliaj-2

I pyetur se mes Valbona Selimllarit dhe Kledi Kadiut, me cilin prej tyre ndjehet më afër në mënyrën e të të parit të detajeve, ai përghjigjet: “Nuk besoj që gjykimet e mia kanë përafërsi me gjykimet e tyre, nga pikëpamja konceptuale mbi të gjitha. Prandaj është i paevitueshëm keqkuptimi. Si mund të gjykosh për një individ që kërkon të jetë korrekt me lëvizjet dhe e/i pabesë me shpirtin. Unë nuk dua të bie në mediokritet të gjykoj pjesën mekanike të dansit, do me dukej e lodhshme dhe jo interesante, sepse dansi ashtu si poezia është më intimja e arteve të bukura. Prandaj jam i fokusuar në zbërthimin e angazhimit të personazheve në aspektin psikosocial, poetik ndoshta, për të evituar gjykimin për diçka që ata, as nuk janë, as nuk do të jenë kurrë”.

Robert-Aliaj-3

Në lidhje me largimin nga paneli të hënën e kaluar, pas komentit që i bëri konkurrentes Rashel Kolaneci, ai sqaron: “Unë u largova me qëllim që t’i jepej fund asaj situate. Kur ne kërcejmë, normalisht, ajo që ndjejmë më shumë është koneksioni me trupin tonë, me gëzimin tonë, dhe me një shpirt komuniteti të vërtetë. Unë u përfshiva në këtë ndjesi. Ndërkohë nuk ndodhi kështu në skenë. Ata harrojnë që në dans, është më e rëndësishme të ndjehen mirë, sesa të duken mirë. Dhe pa pikë turpi, u ndërpreva disa herë në mënyrë flagrante banale, unë që po ndjehesha mirë për hesap të tyre, kisha diçka pozitive për të thënë. M’u duk vetja si në ato debatet televizive politike, ku secili nga opinionistët që duken më shumë si militantë politike, bën zhurmuesin për t’i prishur mendimin tjetrit. Debate ku nuk elaborohet një mendim universal me interes publik, thjesht futja secili për hesap të vet. Kaq. E pamundur të imagjinosh një performancë valsi, teorikisht elegante të degradojë në batuta humori provincial.

Robert-Aliaj-1

Në jetën e tij jashtë ekranit dhe filozofive për jetën çfarë burri dhe babai është Roberti për gruan dhe dy fëmijët e tij në konceptin që ka ai për familjen? “Këtë nuk e di, nuk jam as burri dha as babai”, shprehet ai.