“Është tmerrësisht shqetësuese”, Silva Bino zbulon ç’po ndodh me situatën e koronavirusit në vend

Silva Bino mban postin e shefes së Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik. Së fundmi, ajo ka thënë se në çdo tre tamponë, njëri rezulton pozitiv.

Bino e ka cilësuar këtë një fakt shumë shqetësues dhe ka thënë se kjo është një nga arsyet pse janë shtuar masat në vend.

“Është tmerrësisht shqetësuese dhe kjo ka qenë një nga arsyet që janë forcuar masat dhe natyrisht numri i testimeve do të rritet. Por edhe këto teste që janë marrë kanë qenë teste përfaqësuese, teste që lidhen me shtrime në spitale me mjekun e familjes. Pra nuk kanë qenë të lidhura vetëm me hetimin epidemiologjik dhe nga testet përfaqësues mund të marrësh një indikacion se çfarë po ndodh”, u shpreh Bino për “Abc News”.