Është në një lidhje me Young Zerkën? Kiara Tito reagon për herë të parë rreth këtyre zërave dhe ja çfarë tha

Kiara Tito po përflitet për një romancë të mundshme me Young Zerkën prej pak ditësh.

Gjithçka nisi nga postimet që ata bënë secili në rrjetet e tyre sociale, ku shfaqeshin si “date-i” i njëri-tjetrit tek “Shiko Kush Luan”.

U raportua gjithashtu se kjo ishte arsyeja pse ishin ftuar të dy në një puntatë nga Luana, për të pasur ekskluzivitetin e lidhjes mes tyre në programin e saj.

Megjithatë, mbrëmjen e djeshme, Kiara ka reaguar për herë të parë në lidhje me lajmet që po qarkullojnë lart e poshtë.

Nëpërmjet një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instastory, bukuroshja simpatike u pyet në lidhje me këtë temë.

Ç’thonë kështu për ty dhe Zerkën?”- e pyeti ndjekësja, ndërkohë që Kiara zgjodhi të mos japë një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke thënë: “E pra, ç’bëhet kështu? Kur do na vijë kjo e shtuna mbrëma?

Young Zerka ka qenë në një lidhje me Ronela Hajatin, por pas pesë vitesh ata i dhanë fund romancës së tyre.

Ndërkohë, Kiara është përfolur gjithmonë për një lidhje me Butrint Imerin, por këto zëra nuk u konfirmuan kurrë.