‘’Është gjëja më e mirë që kam bërë’’, Rita Ora ngrin vezët dy herë

Këngëtarja me origjinë shqipatre, Rita Ora, ka treguar se ka ngrirë dy herë vezët, duke e cilësuar këtë “gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”.

31-vjeçarja, e cila gjeti dashurinë me regjisorin fitues të Oskarit, Taika Waititi në fillim të vitit, tha se dëshiron të ketë një familje të madhe.

Ajo ngriu vezët e saj fillimisht në moshën 24-vjeçare, dhe vendosi t’i nënshtrohej procesit përsëri tre vjet më vonë me këshillën e mjekut të saj.

Duke folur për The Independent, ajo tha: “Do të doja të kisha një familje të madhe të bukur. Në kulturën kosovare, të kesh fëmijë është e rëndësishme. Unë mendoj se si gra, ne e ushtrojmë këtë presion mbi veten, në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse ndihemi sikur kjo është detyra jonë – të krijojmë dhe të japim jetë. Kështu që, thjesht doja të mos shqetësohesha për këtë. Dhe Nuk e kam bërë, dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë.”

Lidhja e saj është padyshim historia e dashurisë më e famshme e vitit. Ajo dhe drejtori i ‘’Marvel’’, Taika, janë dukur të pandashëm që nga dalja e parë në publik.

Rita duke folur për romancën e tyre u shpreh: “Nuk e prisja se do të gjeja dashurinë në Australi dhe as nuk po e kërkoja atë”.

Ndërsa ata nuk ngurrojnë të dalin në publik, Rita tha se dëshiron të mbajë një pjesë të marrëdhënies vetëm për ta:

“Unë mendoj për të mbrojtur diçka që ju intereson vërtet, duhet të keni pak ndjenjën e privatësisë. Nuk do ta kisha thënë nëse nuk do të kisha kaluar disa gjëra në të kaluarën”.

Rita prezantoi të dashurin 46-vjeçar me familjen e saj në nëntor, duke treguar se romanca është shumë më tepër se një pasion i momentit.