Eneda Tarifa konfirmon lidhjen e dashurisë

Eneda Tarifa ka bërë publike lidhjen e saj me basketbollistin Gent Lasku, duke publikuar një foto nga pushimet e tyre në Santorini.

Të buzëqeshur, të përqafuar dhe të puthur nga dielli, dyshja dukej shumë e dashuruar, ndërkohë që është hera e parë që Eneda publikon një foto me partnerin e saj.

Zërat për një lidhje mes tyre kanë nisur pasi u publikua një foto e tyre, në të cilën dukeshin shumë të afërt.

Eneda është një person shumë privat në pjesën e jetës private dhe Genti është partneri i parë me të cilin Eneda u përfol për një lidhje pas divorcit të saj me Erjon Zaloshnjës, me të cilin kishte një marrëdhënie 18-vjeçare.

Anabelmagazine