Enca flet më në fund nëse është ‘single’ apo në një lidhje

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin ‘Soiree’ me Jonida Shehun për të treguar disa nga prapaskenat e projektit të tij më të fundit kinematografik.

Përpos tij, në emision ishin ftuar disa nga aktorët e filmit, ndër ta këngëtarja e njohur, Enca pjesëmarrja e të cilës është diskutuar shumë dhe ka marrë vëmendjen maksimale. Përpos faktit që foli për eksperiencën e saj të parë si aktore në një film, ajo ka folur edhe për jetën e saj personale. E pyetur nga Jonida Shehu nëse ajo është ‘single’, Haxhiu ka pranuar që po dhe askush nuk është në zemrën e saj.

“Në film isha e lidhur, por pastaj isha ‘single’, sepse e lashë se nuk kishte shumë ‘followers’. Ndërsa në jetën reale, po ashtu jam ‘single’”, ka treguar këngëtarja e njohur Enca./revistawho.com